Striptizmi legjitimohet & racizmi ende tabu në Ballkan

Flitet per qytetari por ka ende fishkëllima…

Ka performanca fasadash por jo brendi mendimi…

Ka raporte fiktive por jo konkretizime reale…

Ka histori ne kohë por ska aktualitet vleror…

Ka klasë udhëheqësie por ska elitë që ndërton…

Flitet për kushtetutë por nuk ka zbatueshmëri…

Ka institucione por nuk ka shërbime…

Ka terminologji por nuk ka botëkuptim…

Ka resurse por nuk ka zhvillim…

Ka nepotizëm por nuk ka demokraci…

Flitet per europianizim por nuk ka INTEGRIM…

Flitet per empacipim por ka ende paragjykime…

Flitet per ura por ngrihen ende mure…

Ka tradita por nuk ka bashkëpunim…

Flitet per kulturë por nuk ka produkt…

Flitet per bashkëjetesë por ka ende diskriminim…

Ka programe por nuk ka meritokraci…

Ka pushtet por nuk ka shpërndarje…

Ka një flamur por ka ende target grupe…

Ka shqiptari por ka ende ndasi komunitetesh…

Flitet per komb por nuk ka qelizë…

Ka njerëz por nuk ka sy…

Flitet për konsesus por ka ende demagogji…

Ka pluralizëm por nuk ka model…

Ka gjuhë televizive por ka ende anakronizëm…

Ka zë publik por ka ende politizime…

Ka misione por nuk ka vizione…

Ka te fortë qe meren ende me te dobëtin…

Ka ëndrra por nuk ka inspirim…

Ka komerçializem por nuk ka talente…

Legjitimojmë striptizmin por ka ende Racizëm…

Ka analiza por të mbyt ende formaliteti…

Flasim për progres por mbjellim regres…

Flitet per inteligjencë por ka ende patologjira…

Flitet per sy Europian por ka ende këneta-provinciale…

Ka LIRI ne letër por ka ende bunkerizime mendësie…

Vrapojmë drejt BE-së por me kokën nga komunizmi…

Flasim per një trup dhe vrasim ende gjymtyrët…

Europa na aprovon ne ende privojmë njeri-tjetrin…

Flitet per INTEGRIM por qeshet me të dobëtin…

Filtet per identitet por ska Dinjitet njerëzor…

Flitet per shtresë të integruar por nuk flitet për mjetet si u bënë…

Vrapojmë drejt europës ndërkohë që e copëtojmë trupin ende në bashkësira:

Lab -Egjiptian -Çam -Malok -Vllah -Laluc -Kaur -Rom…etj

A thua se jemi gati për në BE…???

A thua se kemi prekur integrimin me këtë mendësi…???

A thua se kemi prodhuar produkt emancipimi…???

A thua se tryeza europiane diversitetin do ta miratoj si të ndarë…???

A thua se…

A thua se…

A thua se…???

Konkluzion: Kostumi i INTEGRIMIT nuk është shije apo pasion por kërkon: qytetari… sitetem demokratik… shance të barabarta… konkurencë meritokraci… shëndet publik rreth diversitetit njerëzor.

*Opinionet* mund ti kemi personale kurse faktet e vërtetësisë janë gjithmon PUBLIKE.

A jemi një shoqëri gati për vallen e BE-së…???

Faktet e bashkëjetesës si qytetari tregojnë se kostumi i integrimit nuk mund te vishet nga një trup që ende në shumë sipërfaqe te tij është i zhubrosur.

Mund të vendosim çdo lloj vlerësimi për konturet shqipëtare por do i ngjasoj një tualeti qe do bjeri shumë lehtë nga dielli apo shiu i parë që do trokasi në portret. NË shqipërinë e sotme: qenia njerëzore etiketohet në thesa patatesh…

këto janë Kukësi kurse këto Korçe…

Kjo pal zien shpejt e tjetra ca më vonë… paradoks intelektual… ironi qytetare… mutacion demokracie…

Le të kontribojmë vërtetë si një trup optimal për një Shqipëri Europiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button