Një këshillë qytetareske këtij pushteti

Në Maqedoni, gjithnjë në vazhdimësi prodhohet krizë e cila gjeneron veçse krizë. Ky shtet ende nuk mund të zbatojë në praktikë kohezionin e brendshëm të qytetarëve, pasi nuk gjen dot udhën e cilësuar që të çon deri te stabilizimi i krizës politike. Shteti duhet të mësohet të kujdeset për të drejtat dhe sigurinë e qytetarit, dhe njëkohësisht të kuptojë në sens revoltën e qytetarit, veçanërisht kur shpërthen ndaj sistemit jo efikas shtetëror.

E gjithë kjo revoltë e qytetarëve e shprehur përmes protestës, më habit fakti sesi ende nuk ka një zgjidhje të mundshme politike, më të vetmen arsye për të tejkaluar krizën dhe pasojat që sjell kjo e fundit. Çdo politikan i kujdesshëm do të duhej të vepronte në dobi të interesave shtetërore, dhe të kuptonin drejtësisht porosinë e qytetarëve të revoltuar, se revolta e tyre është si pasojë e ndryshimit të gjendjes status quo.

Asgjë nuk do të ishte e tmerrshme, nëse të paktën në kësi momentesh të rënda për shtetin, pushtetarët do kuptonin vlerën e demokracisë dhe të ndërgjegjësohen një orë e më parë, dhe të hapin një mundësi të re për kompromis të domosdoshëm. Në demokraci gjithkush duhet ta kuptojë se dhe faji është pjesë reale e ekzistencës politike, dhe se të pajtohesh me kompromisin është udha e vetme që duhet ndjekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button