Qeveria nën presionin e varfërisë në rritje

Qeveria duket e shqetësuar për nivelin e varfërisë për familjet sociale. Dimri po behët gjithnjë e më i papërballueshëm, ndërsa qeveria nuk ka mjete të ndajë ndihma shtesë në formën e subvencioneve ashti siç bëri vitin e kaluar. 

Familjet sociale nuk do te marrin subvencione për zbutjen e problemeve në sferën e energjisë. Një shumë prej 10 eurosh që vitin e kaluar merrnin për faturat e energjisë elektrike, nuk do të thoshte shumë për familjet shfrytëzuese të ndihmave sociale, pro në njëfarë mënyre ulte koston e këtyre faturave të cilët tani nuk arrijnë që ti paguanin.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni janë mbi 70 mijë familje që janë raste sociale dhe që presin ndihmat financiare nga shteti. Për këta, banorë që thuajse çdo ditë trokasin në dyer të mbyllura të institucioneve, qeveria bën përpjekje të gjejë një formë tjetër për të përballuar presionin në rritje të familjeve me problem sociale.

Në seancën e djeshme qeveritare u miratuan propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për punësim dhe mbështetje sociale në rast të papunësisë, me qëllim që të nxiten kompanitë dhe punëdhënësit për punësim të marrësve të asistencës sociale.

Me këto është paraparë secili punëdhënës në rast se vendos të punësojë marrës të asistencës sociale, në 24 muajt e ardhshëm të subvencionohet me një pjesë të mjeteve, të cilat i ka marrë personi si ndihmë sociale. Siç ishte sqaruar në seancë nëse marrësi i asistencës sociale ka marrë nga 3.000 denarë në muaj, kur do të punësohet punëdhënësi i tij në 24 muajt e ardhshëm do të marrë nga 2.400 denarë subvencion.

Babai i tre fëmijëve Ajet Idrizi i papunësuar dhe me një asistencë të gjatë sociale, thotë se masat e tilla do të ishin të mirëseardhura për ata.

“Gjithçka që mund ët fitojë më shumë se ndihma sociale është e mirëseardhur për mua. Një kompromis të tillë që asistencën time ta marrë si subvencion ndërmarrja që do të më punësojë është një ndihmë edhe për ne , por edhe për firmat që do bëjnë punësimin”, thotë për Portalb, Ajet Idrizi.

Pronarët e firmave, gjithnjë të rezervuar ndaj masave të qeverisë, disa prej tyre mendojnë se është herët për një qëndrim të tillë të qeverisë për të subvencionuar pjesën e ndihmës sociale që marrinë rastet social.

Nazim LImani, një pronar i një minifabrike të bukës, thotë se kemi nevojë për mënyra tjera të përkrahjes nga qeveria. Deri më tani, thotë ai, tetë persona punojnë në ndërmarrjen time, por për këtë nuk kemi pasur ndonjë lehtësim fiskal nga qeveria”. 

Sipas shifrave zyrtare  mbi 30 për qind e qytetarëve në Maqedoni janë të papunë. Deri tani masat aktive qeveritare për punësim nuk kanë ndikuar aspak nuk uljen e trendit të papunësisë dhe varfërisë. Armata e të papunëve gjithnjë ka mbajtur kuotat e njëjta, duke mos pësuar ndryshime, ndërsa një gjeneratë e tërë gati se njëzet vite është e evidentuar në entet sociale apo entet për punësim. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button