Rekomandime për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta

Për shkak të paralajmërimit për temperatura më të larta për këtë periudhë të vitit Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar rekomandim për qytetarët, duke pasur parasysh atë se, siç theksojnë nga atje, ekspozimi i përnjëhershëm në temperatura më të larta, pa adaptim gradual paraprak, krijon ndjesi të ngrohjes më intensive të ngjashme me tempraturat e korrikut dhe gusht dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek disa persona.

“Për këtë qëllim, rekomandohet që të vishet veshje adekuate e lehtë, të mos qendroret gjatë në ekspozim direkt në diell, ndërsa të sëmurit kronikë rregullisht ta marrin terapinë e caktuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, sot dhe në dy ditët e ardhshme gjithë territori i shtetit do të përfshihet me temperatura më të larta nga e zakonshmja për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin në interval prej 25 deri në 32 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button