Meta në iniciativën Adriatiko-Joniane në Split: Evropa nuk duhet të vendosë mure

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, sot ka marrë pjesë në Konferencën e Kryeparlamentareve të Iniciativës Adriatiko-Joniane që u mbajt në Split të Kroacisë, ku morën pjesë kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit në konferencë, pritës i së cilës ka qenë kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Zheljko Reiner, kanë shkëmbyer ide rreth një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për krizën me emigrantët si dhe për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Strategjisë Evropiane për Iniciativën Adriatiko-Joniane.

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalimin e tij është ndalur te kriza e refugjateve që ka përfshirë Evropën, e cila siç shprehet ai është problem evropian dhe s i tillë kërkon zgjidhje evropiane.

“Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropiane”, ka thënë mes tjerash Meta për të shtuar se BE nuk duhet ta shpërqendrojë vëmendjen nga Shqipëria sepse siç ka pohuar Meta, kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës.

Në deklaratën e përbashkët të cilën e miratuan krerët e Parlamenteve të shteteve të lartpërmendura theksohet se bashkëpunimi në kuadër të Iniciativës Adriatiko-Joniane është kyç për zhvillimin e mëtejshëm të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në rajon si dhe për forcimin e përkrahjes për shtetet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button