Karvani i OEMVP-së vizitoi bizneset në Tetovë

Për të ndëgjuar zërin e bizneseve dhe për të parë nga afër problemet që hasin kompanitë tona në punën e tyre, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dje realizoi takim me kompanitë e Tetovës.

Në takim, para më shumë se 40 kompani, anëtare dhe jo anëtare, Drejtorit Ekzekutiv i OEMVP-së Fatmir Bytyqi prezantoi aktivitetet e Odës dhe të gjitha shërbimet apo benefitet që kompanitë përfitojnë me anëtarësim në Odë, duke e konsideruar OEMVP-në si pikë e parë ku duhen drejtuar bizneset për të marrë informatat e duhura.

Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e reja të Odës, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA.

OEMVP ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i sheh si gjenerator të zhvillimit ekonomik prandaj dhe mundohet të njihet me problematikat e tyre për të parë çdo mundësi të përmirësimit të klimës për bizneset të cilat i përfaqëson. Oda synon të promovojë klimë pozitive të biznesit, duke mbrojtur interesat e biznesit në përgjithësi, me theks të veçantë në bizneset të udhëhequra nga gratë.

Ndaj, në këtë kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Gëzime Fejzi, prezantoi gjithashtu aktivitetet dhe planet e Grupacionit, si dhe mundësitë tjera të përforcimit të pozitës së gruas në biznes.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë javën e ardhshme në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button