Koreja e Veriut dështon në lançimin e raketës balistike

Kremtimin e festës koreano-veriore “Dita e Diellit” pjesërisht e hedhi në hije josuksesi i këtij vendi gjatë tentimit të lançimit të raketës së re, njoftoi ushtria e Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Dita e pesëmbëdhjetë e muajit prill, e cila këtë vit u kremtua si ditëlindja e 104-të e themeluesit të vendit Kim Il-sung, është festë kombëtare në Korenë e Veriut dhe Seuli zyrtar e konsideroi këtë ditë si një rast për provokim të mundshëm.

“Koreja e Veriut si duket sot në mëngjes tentoi që të lançojë raketë nga rajoni i detit jugor, por misioni me siguri ka dështuar”, njoftoi Shtabi i përbashkët i Koresë së Jugut. Burimet lokale të agjencisë së lajmeve Yonhap pohojnë se raketa për të cilën flitet në fakt është raketa e patestuar balistike Musadan.

Besohet se kjo raketë ka rreze veprimi rreth 4.000 kilometra që përfshinë edhe territoret amerikane në Guam, ndërsa Shtabi i përbashkët njoftoi se raketa devijoi drejtimin.

Koreja e Veriut sivjet kërcënon se do ta sulmojë SHBA-në dhe Korenë e Jugut, por retorika agresive e Phenianit u intensifikua pas testimit të katërt bërthamor në janar dhe lançimit të raketës së me rreze të gjata veprimi, që u shoqërua me sanksione nga Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button