Federica Mogherini reagon për Sirinë, ja se çfarë thotë në emër të BE-së

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ka deklaruar se janë të shqetësuar në lidhje me lajmet për ofensivat e reja të regjimit sirian në zonat në afërsi të Halepit dhe në lindje të Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini në një deklaratë me shkrim në lidhje me situatën në Siri duke theksuar se rifillimi i bisedimeve të paqes për Sirinë në Gjenevë është një hap inkurajues, ka kërkuar që të dy palët të përmbushin përgjegjësitë dhe të mos e humbasin këtë mundësi.

Duke rikujtuar se armëpushimi në Siri ka hyrë në fuqi që prej 6 javësh, Mogrherini u shpreh: “Në lidhje me lajmet e ofensivës së re në zonat në afërsi të Halepit dhe në lindje të Damaskut jemi të shqetësuar në veçanti për shkeljet e fundit të regjimit sirian”.

– “Mbështetja mjekësore pengohet vazhdimisht”-

Pasi ka theksuar se ka shumë gjëra për të bërë në lidhje me qasjen për ndihmat humanitare Mogherini ka theksuar se “punonjësit e ndihmave humanitare duhet të lejohen që të kryejnë vlerësime të plota dhe të ofrojnë mbështetjen mjekësore. Regjimi i Sirisë dhe aleatët e tij janë përgjegjës për 15 zona nga 18 të rrethuara. Ende OKB-së nuk i është lejuar vizitimi i rajoneve nën rrethim duke përfshirë zonat Derajja dhe Duma të cilat janë si simboli i trishtuar i vuajtjeve që kanë përjetuar sirianët”.
Mogherini ndër të tjera ka nënvizuar se në këto zona ka nevojë për mbështetje mjekësore, por se kjo mbështetje pengohet vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button