Dhuron 250 milionë dollarë për kërkime në fushën e kancerit

Sean Parker, themelues i Napster-it dhe presidenti i parë i Facebook-ut njoftoi sot dhurimin e 250 milionë dollarëve për gjashtë qendra kërkimore për kancerin, me anë të fondacionit të tij, që do t’i kushtohet kërkimit shkencor mbi imunoterapitë, një metodë e re shumë premtuese.

Imunoterapitë, të zhvilluara që prej 15 vitesh, konsistojnë në stimulimin e sistemit imunitar për luftën kundër qelizave kancerogjene.

“Ne ndodhemi në një pikë kthese kundër kancerit… në qëllimin tonë për të shpëtuar miliona jetë”, deklaroi Sean Parker me anë të një komunikate.

Objektivi i institutit ”Parker” është përshpejtimi i proceseve imunoterapike për ta transformuar kancerin në një sëmundje të shërueshme.

Ky institut ka 40 laboratorë dhe mbi 300 shkencëtarë dhe kërkues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button