Mustafa: Kemi zbatuar dhe do të vazhdojmë t’i zbatojmë vendimet e Kushtetueses

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke uruar tetë vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se është pikërisht ky akt që ka vënë themelet e shtetit të Kosovës.

“Kushtetuta edhe në formë përmbajtësore është sinonim i luftës për liri dhe pavarësi, në faqet e saj janë idetë dhe vlerat e shumë grave e burrave, nga përkushtimi dhe flijimi i të burgosurve politikë, Kushtetutës së Kaçanikut, intelektualëve dhe shumë dijetarëve tanë”.

“Kushtetuta sublimon edhe përkushtimin e  presidentit historik Ibrahim Rugove dhe Adem Jasharit”.

Ai është shprehur se Kushtetuta është arkitektura e shtetit të Kosovës duke theksuar se rol të veçantë kanë luajtur edhe organet e pavarura të drejtësisë që kanë mbrojtur ligjshmërinë e Kushtetutës.

Kryeministri Mustafa ka thënë se deri tash të gjitha institucionet dhe subjektet politike kanë zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ju siguroj në emër të Qeverisë se do të vazhdojmë t’i zbatojmë vendimet e Gjykatës”.

Ai gjithashtu është shprehur se Kushtetua e Kosovës ka vendosur standarde të larta demokratike, njofton Klan Kosova.

“Tetë vite më parë me miratimin e Kushtetutës, ne kemi vendosur themelet e një shteti demokratik që garanton liri dhe të drejta të barabarta”.

“Kushtetuta jonë ka vendosur standartet më të larta demokratike, si model më i avancuar i demokracisë andaj që të falënderoj dhe të ftoj Ministrinë e Drejtësisë dhe të gjithë vartësit e drejtësisë”.

“Në emër të Qeverisë i inkurajoj të gjithë që të mos bëjnë kompromis”.

“Respektimi i Kushtetutës do të jetë obligimi i të gjithë neve sepse ashtu ne i respektojmë të gjithë ata që u flijuan për pavarësinë e Kosovës. Të gjitha këto ne mund t’i arrijmë duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button