66 OJQ bëjnë thirrje për protesta kundër zgjedhjeve më 5 qershor

Nuk ka kushte për organizim të zgjedhjeve të rregullta, të besueshme dhe të drejta më 5 qershor, e as që ka kohë deri më atë afat që të krijohen kushtet e nevojshme. Lista e votuesve nuk është pastruar, nuk ndalen kërcënimet, shantazhet dhe shtypjet mbi qytetarët, funksionarët nuk ndalen me keqpërdorimin e institucioneve në interes të partisë, kurse mediat janë larg raportimit të drejtë. Këto janë përfundime të 66 organizatave jo qeveritare, traporton Portalb.

Në kumtesën e tyre thuhet se mënyra dhe dinamika me të cilën në periudhën e kaluar u zbatuan “reformat” nuk do të mundojnë mënjanimin e këtyre gjendjeve jodemokratike shkatërruesen që të pasqyron vullnetin e vërtet politik të qytetarëve.

“Në vend se të kemi më shumë demokraci, sundim të së drejtës dhe ndarje më të mirë të pushtetit, ne në periudhën e kaluar dëshmuam zmbrapsjen e këtyre proceseve nëpërmjet vendimit njëanësor dhe jokushtetues për shtyrjen e shpërbërjes së Parlamentit, aktin skandaloz të mundësimit të faljes së veprave për mashtrime zgjedhore nga Gjykata kushtetuese dhe vendime kontroverse të Gjykatës penale dhe të apelit mbi hetimet e Prokurorisë speciale publike”, porosisin nga aty.

Sipas tyre, Maqedonia rrezikon të futet në një zbrazëtirë të re, më të rrezikshme dhe kundërdemokratike ku përsëri do të falsifikohet dhe përdhunohet vullneti ynë politik. Për këtë shkak, zgjedhjet as nuk duhet të caktohen e as të mbahen më 5 qershor. Kuvendi i republikës së Maqedonisë, në krye me Presidentin e kuvendit menjëherë duhet të shqyrtojnë gjendjen e rrezikshme të shtetit, të mbajnë takim urgjent dhe të shtyn zgjedhjet derisa të plotësohen kushtet minimale të nevojshme që të jenë të rregullta, të pastra dhe të drejta. Ndryshe, nëse nuk ndodh kjo, mundësia e vetme që na mbetet është bojkotim i zgjedhjeve kriminele, të rregulluara dhe paraprakisht të vjedhura.

66 organizatat jo qeveritare bëjnë thirrje për protesta ditën e enjte (14 prill të vitit 2016) në ora 18:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, siç theksojnë, që t’a porositin kryetarin dhe tërë Kuvendin mos të caktojnë datën e zgjedhjeve derisa nuk përmbushen kushtet.

“Ju ftojmë së bashku dhe zëshëm ti tregojmë pushtetit dhe bashkësisë ndërkombëtare se qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur demokracinë dhe pluralizmin prej vitit 1991, dhe jo këtë regjim i cili shtyp të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Ju ftojmë së bashku dhe me vendosmëri t’ju themi: SHTYNI ZGJEDHJET! NDRYSHE – BOJKOT!”/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button