Fillon maratona zgjedhore për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara fillon procesi për përcaktimin e emrit që do të marrë përsipër detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Ndërkohë mandati i Ban Ki-Moon-it përfundon në fund të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fund të këtij viti përfundon afati i detyrës së Sekretarit të 8-të të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe duke u plotësuar procesi i zgjedhjeve deri në fund të vitit duhet që të përcaktohet Sekretari i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në procesin e përcaktimit të sekretarit të 9-të të përgjithshëm për herë të parë do të zbatohet një proces i ndryshëm. Edhe pse vendimmarrësit dhe metoda e zgjedhjes nuk ndryshon me sa duket do të ketë ndryshime të mëdha. Kandidatët për herë të parë do të kenë mundësinë të shpjegojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se si do ta kryejnë këtë detyrë.

Ende për këtë post kandidojnë 8 persona të vendeve nga të cilët 4 prej tre janë femra. Kandidatët zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm malazez, Igor Luksiç, bullgarja Irina Bokova e cila akoma ndodhet në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe portugezi Antonio Guterres që gjatë viteve 2006-2015 ka patur postin e Komisionerit të Lartë në OKB për Refugjatët, ditën e sotme fillimisht do të dalin para anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe para organizatave të shoqërisë civile dhe më pas do t’iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Ndërsa ditën e nesërme do të mbajnë fjalim Presidenti slloven, Danilo Turk, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme moldave, Natalia Gherman dhe ish- zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme kroate, Vesna Pusiç.

Ndërsa ditën e enjte më 14 prill përpara Asamblesë do të mbajnë fjalim politikani maqedonas Srgjan Kerim i cili më parë ka qenë në detyrën e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Helen Clark e cila gjatë viteve 1999-2008 ka qenë në detyrën e presidentes së Zelandës së Re dhe e cila aktualisht ndodhet në detyrën e drejtoreshës në programin e zhvillimit të OKB-së.

– Përcaktuesit kryesorë, anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së-

Pavarësisht se për herë të parë në historinë e KB-së kryhen përpjekje që të realizohen zgjedhje më transparente për sekretarin e përgjithshëm përcaktuesit e vërtetë janë anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së, SHBA, Rusia, Franca, Britania dhe Kina.

Për arsyen se këto pesë anëtarë kanë të drejtën e vetos, këto kandidatë nuk kanë shansin të zgjidhen në këtë detyrë pa miratimin e këtyre vendeve anëtare.

Në muajin korrik e deri në shtator do të nisin takimet për përcaktimin e sekretarit të ri dhe kandidati që do të përcaktohet pritet që dërgohet në KS të OKB-së. Gjithashtu parashikohet se kandidati që do të përcaktohet brenda tetorit në Asamblenë e Përgjithshme me 193 anëtarë të OKB-së të plotësojë procesin duke u miratuar me të paktën me shumicën e dy të tretave.

QJQ-të dhe opinioni publik ka pritshmëritë që Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së të jetë femër dhe mes vendeve të Europës Lindore.

Sipas praktikave sekretari i përgjithshëm zgjidhet me rotacion mes grupeve rajonale, ku këto grupe janë: “Azi-Paqësor”, “Afrika”, “Europa Lindore”, “Europa Perëndimore dhe të tjerët” ku përfshihet dhe Turqia si dhe “Amerika Latine dhe Karaibet”.

Në lidhje me ndryshimin e sekretarit të përgjithshëm mes këtyre rajoneve nuk ka një rregullore të shkruar, dhe për këtë arsye është ende e paqartë se nga cili rajon do të zgjidhet sekretari i ri i përgjithshëm.

Më parë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së e kanë ushtruar me rradhë: Trygive Lie (Norvegji-Europa Perëndimore dhe të tjerët), Dag Hammarskjold (Suedi-Europa Perëndimore dhe të tjerët), U Thant (Myanmar-Azi), Kurt Waldheim (Austri-Europa Perëndimore dhe të tjerët), Javier Perez de Cuellar (Peru-Amerika Latine dhe Karaibet), Butros Butros Gali (Egjipt-Afrikë) dhe Kofi Annan (Gana-Afrikë).

Për arsyen se Ban Ki-moon i cili ndodhet ende në detyrë është nga grupi i Azisë, nuk pritet që të zgjidhet sërisht sekretar i ri i përgjithshëm nga Azia.

Nga 8 kandidatët aktualë 6 prej tyre janë nga vendet e Europës Lindore dhe 4 prej tyre janë femra. Procedura nuk ka një afat të fundit për paraqitjen e kandidaturës, por për arsyen se KS i OKB-së ka parashikuar të vlerësojë çështjen në muajin korrik pritet që procesi i paraqitjes së kandidaturës të përfundojë deri në këtë periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button