FH: Kriza aktuale në Maqedoni më e rënda që nga viti 2001

Maqedonia ka shënuar rënien më të madhe mes 29 vendeve të analizuara nga Freedom House për raportin “Vendet në Tranzicion” për këtë vit, në një krizë politike që në raport thuhet se ishte më e rënda që nga viti 2001.

Nga shtatë kategoritë që analizon Freedom House, Maqedonia pati përkeqësim në gjashtë prej tyre, me një vlerësim mesatar që nga 4.07 vitin e kaluar, ra në 4.29. Kjo ndodhi për shkak të përgjimeve që nxorri Lidhja Social- Demokrate që nxirrnin në pah përfshirjen direkte të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe të partisë në pushtet në korrupsion dhe aktivitete kriminale, që zoti Schenkkan tha se prekte pothuajse të gjitha kategoritë.

Kriza vazhdon edhe sot tha ai duke iu referuar deklarimeve të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor.

“Nuk na takon ne të themi a është vendimi i duhur, por duket se do të zgjasë krizën politike dhe është e vështirë ta imagjinosh sesi mund të zgjidhet kjo krizë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu është e vështirë të imagjonohet se si mund të kthehet Maqedonia në një trajektore pozitive, përsa i takon demokratizimit pa reforma thelbësore që u parashikuan nga marrëveshja e verës së kaluar”.

Të gjithë këta faktorë thuhet në raport, do të përcaktojnë rrugën që do të marri vendi përsa i takon qeverisjes demokratike në vazhdim të vitit 2016./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button