Qeveria e Serbisë ndërton një vendbanim për serbët në Kosovë

Zyrtari i Qeverisë serbe i ngarkuar me çështjet rreth Kosovës, Marko Gjuriq, ka deklaruar të hënën se Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi në territorin e Kosovës, mes Mitrovicës dhe Zveçanit, me rreth 300 shtëpi moderne, ku tha se do të vendosen 1.200 deri 1.500 serbë që pas luftës janë larguar nga Kosova, raportojnë mediat në Serbi.
“Ky vendbanim do të jetë i kryer në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa plani dhe qëllimi jonë janë që pas 16 vjetësh ky të jetë vendbanimi i parë serioz për të kthyerit në Kosovë dhe Metohi, ku për një shtëpi, ku do të mund të jetohet, të jetë edhe së paku nga një vend pune”, ka thënë Gjuriqi në Kralevë, në një takim me serbët e larguar nga Kosova pas luftës, raporton televizioni serb N1.
Ai e cilësoi këtë projekt si “një prej më të rëndësishmëve që ka Qeveria e Serbisë me Aleksandër Vuçiqin në krye”, duke e quajtur atë “plani i parë i qëndrueshëm për kthim në Kosovë dhe Metohi” , shkruan sot Koha Ditore.
Gjuriqi, që është drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Beogradi nuk heq dorë nga Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button