“Vdekja” nga gjuha e urrejtjes kundër shqiptarëve (VIDEO)

Përderisa në Maqedoni disa i shkruajnë dhe i citojnë grafitet e shumta që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, aktori Driton Vejlseli, ka gjetur një mënyrë mjaft kreative për të protestuar kundër tyre, njofton Portalb.

Në videon që mund ta shihni më poshtë, Vejseli nëpërmjet saj tregon se si gjuha e urrejtjes “të vret”.

Duhet theksuar se në Republikën e Maqedonisë, ka një sërë grafitesh të tilla me përmbajtje nacionaliste, por deri sot ende nuk ka të dhëna që personat që kanë kryer një akt të tillë të jenë dënuar.

Gjuhën e urrejtjes e kultivojnë edhe krerët e partive politike, ku në fjalimet e tyre mund të dëgjohen fraza që prekin ndjenjat nacionale dhe fetare. Pos tyre, gjuha e urrejtjes është prezente edhe te një pjesë e konsiderueshme e mediave në Maqedoni, të cilat asnjëherë nuk janë sanksionuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button