Tentativë e grave që t’i ribëjnë buxhetet lokale

Gratë nga Dibra dhe disa qytete tjera në vendin tonë do të tentojnë që sërish ta përcaktojnë buxhetin lokal për vitin 2016, gjegjësisht të tregojnë se si do të harxhohen një pjesë e parave. Ky aktivitet, i cili ka filluar në Dibër, është duke u realizuar nëpërmjet Organizatën Joqeveritare për gra “Akcija Zdruzhenska” në partneritet me shoqatat e tjera të grave, të cilat alarmojnë se financat publike nuk guxojnë të jenë zonë e ndaluar për gratë, transmeton Portalb.

Aktiviteti është me moton “Gratë buxhetojnë”, organizatorët thonë se në Dibër efektet kanë rrethana shumë të mira për t’u realizuar. Fushata po bëhet nëpërmjet anketës në rrugë, ndërkaq qëllimi kryesor është që gratë të inkurajohen që të kenë ndikim në menaxhimin me buxhetin lokal.

“Kjo fushatë faktikisht fillon nga Dibra, ku gratë do ta caktojnë përsëri buxhetin e komunës. Ata do të mundohen vlerës së buxhetit të komunës t’i japin drejtim sepse gratë shumë pak janë të kyçura në proceset e vendimmarrjes, veçmas kur bëhet fjalë për financat e tyre. Me këtë ne do t’u shpjegojmë dhe do t’u ngjallim interes se si ata të dinë të menaxhojnë me financat publike”, tha drejtoresha ekzekutive e “Akcija Zdruzhenska”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button