Samsung Note 6 do të jetë rezistent ndaj ujit!

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge janë dy modele të reja të telefonave të Samsung që janë të papërshkueshëm nga uji dhe tani duket se edhe fableti i ardhshëm i kompanisë jugkoreane – modeli Galaxy Note 6 do të jetë i njëjtë, dhe rezistent ndaj ujit.

Sipas një raporti të fundit thuhet se Galaxy Note 6 do të vijë me vlerësimin dhe standardin IP68 ngjashëm sikurse Galaxy S7 dhe S7 Edge.

Vlerësimi IP68 për Samsung Galaxy Note 6 do të lejojë fabletin për t’u vendosur në ujë deri në 1.5 metra e ujit për deri në 30 minuta.

Thashethemet e mëparshme në Galaxy Note 6 kanë sugjeruar se pajisja do të ofrojë ekranin 5.7 inç, ekranin me 4K dhe 6GB RAM.

Fableti pritet të vijë me dy variantet e procesorëve – Samsung Exynos 8990 ose Qualcomm Snapdragon 820 deri në 256GB memorie.

Kamerat e fabletit do të jenë të njëjta sikurse në S7 dhe S7 Edge, duke përfshirë kamerën me 5MP dhe kamerën kryesore me 12MP, e cila mund të regjistrojë video HD Ultra në 4K.

Note 6 pritet të vijë në korrik me mundësinë e versioit të ri të sistemit operativ mobil të Google, Android N, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button