Transportonte 2 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Milano

Nëse nuk do të kishte shfaqur nervozizëm ai nuk do të kishte rënë në sy dhe nuk do të binte në prangat e policisë italiane, por sjellja e zbuloi se mbante drogë në makinë.

Një 45­vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Milano pasi në makinën e tij gjeti 2 kg kokainë.

I arrestuari është Artan Gjergji. Punonjësit e policisë po kryenin shërbim inspektimi kur ndaluan makinën e dyshimtë që drejtohej nga shqiptari.

Pas shenjës së karabinierëve, shoferi shfaqi nervozizëm dhe sjellja e tij bëri që të ushtrohej kontroll i imët në makinë. Droga ishte fshehur në bagazhin e automjetit e futur në një çantë plastike.

Droga nuk ishte e ndarë, gjë e cila tregon se ajo nuk kishte arritur në destinacionin e marrësit. Policia italiane dyshon se 45­vjeçari është korrier, por për hetimet vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button