Aleanca për Maqedoni Pozitive nuk do të mеrr pjesë në zgjedhje

Aleanca për Maqedoni Pozitive nuk do të marr pjesë në zgjedhjet që janë paraparë të mbahen me 5 qershor të këtij viti, nën këto kushte dhe rrethana dhe nëse bashkësia ndërkombëtare si garantues i Marrëveshjes së Përzhinos nuk garanton se janë krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, njoftojnë nga kjo parti.

AMP vlerëson se Marrëveshja nuk është realizuar në tërësi, nuk janë realizuar çështjet më të rëndësishme për zgjedhje demokratike, të cilat në të ardhmen do I japin legjitimitet parlamentit dhe qeverisë për të udhëhequr shtetin.

Gjithashtu Bordi i AMP mbajti një zgjedhje brenda partiake dhe për kryetar të partisë zgjodhi profesorin Rubin Zemon.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button