Ja se çfarë thotë Blushi për fitoren e Ramës

Edi Rama ka dalë fitues nga referendumi, siç tregojnë rezultatet e thella në favor të tij. Të dhënat e para të dala pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth orës 18:00 të së shtunës, flasin se vetëm një pakicë afër 3 për qind e socialistëve kanë votuar duke e quajtur të paligjshëm mandatin e tij 7-vjeçar, ndërsa të tjerët e kanë mbështetur atë gjerësisht.

“Dua të them se kjo është e para, por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim edhe referendumin për të zgjeruar hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje të çdo anëtari dhe anëtareje të partisë sonë, në një proces që është me rëndësi të veçantë pasi PS është rihapur dhe po zgjerohet dita ditës”, tha Rama.

Ben Blushi, i cili e kundërshtoi referendumin gjatë zhvillimit të tij, nuk bëri asnjë dalje publike, por nëpërmjet një njoftimi për median e quajti atë “një sajesë për t’i hequr atij personalisht të drejtën e kandidimit dhe të drejtën e zgjedhjes gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste”.

Blushi ngriti pretendime për shkelje, abuzime me listat, komisione të ndryshuara, pjesëmarrje fiktive dhe mbushje të kutive, sidomos në fshatra ku pjesëmarrja, sipas tij, ishte nën 30 për qind mesatarisht.

“Sigurisht që pas kësaj, beteja për të rikthyer zgjedhjet dhe lirinë brenda PS do të vazhdojë pa u ndalur”, deklaroi Blushi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button