VV: Mund të organizojmë protesta edhe para AAK-së

Nol Nushi nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel është shprehur se në parim në Vetëvendosje e mirëpresim çdo protestë e cila është kundër kësaj Qeverie dhe çdo protestë që ka kauzë të drejtë. Por, veprimet e njëanshme nuk është që i kontribuojnë shumë mbarëvajtjes sa më të mirë të protestave

“Pasi që i kemi hyrë kësaj pune bashkë, kishte qenë mirë që bashkë të përcaktojmë edhe veprimet paraprake”, ka thënë Nushi, duke theksuar se për të mos pasur më shumë probleme në opozitë, është dashtë që të konsultohemi paraprakisht që ta organizojmë së bashku dhe të caktojmë datën së bashku.

“Tash janë gati 40 ditë deri të koha kur AAK e ka caktuar datën, prandaj është kohë shumë e gjatë për të vendosur tash se do të marrim pjesë në të apo jo. Ditët në vazhdim do të ketë zhvillime shumë të forta të cilat do të sjellin ndryshime në skenën politike, prandaj protesta mund të jetë edhe më e hershme”, është shprehur Nushi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button