Rritja e moralit tatimor të qytetarëve ndikon në uljen e ekonomisë informale në Maqedoni

Niveli i lartë i ekonomisë informale paraqet një problem të madh për planifikimin makroekonomik në Republikën e Maqedonisë. Shkaqet kryesore për madhësinë dhe zhvillimin e ekonomisë informale janë: shkalla e lartë e papunësisë, barra e lartë tatimore për individët dhe bizneset, niveli i lartë i korrupsionit, nevoja për të ardhura shtesë, etj.

Përveç shkaqeve të lartëpërmendura, morali tatimor paraqet një faktor tepër të rëndësishëm që ndikon në nivelin e ekonomisë infomale.

Morali tatimor nuk është gjë tjetër veçse gatishmëria ligjore e tatimpaguesve për të paguar tatimet, dhe që lidhet ngushtë me “etikën e tatimpaguesve” apo me normat e sjelljes së tatimpaguesve në marrëdhëniet e tyre me qeverinë.

Në bazë të hulumtimit tim të realizuar në vitin 2015 me 1700 qytetarë të Republikës së Maqedonisë, rritja e moralit tatimor ndikon drejpërsëdrejti në uljen e ekonomisë infomale në Republikën e Maqedonisë. Konstatimi është i bazuar në të dhënat e pyetësorit.

Sipas rezultateve empirike të hulumtimit, pothuajse 31 përqind e të anketuarve kanë deklaruar se ata rregullisht veprojnë në ekonominë informale edhe atë më së shumti në sektorin e bujqësisë dhe gjuetisë dhe në tregtimin e mallrave dhe shërbimeve.

Të anketuarit kanë zgjedhur korrupsionin dhe nevojën për të ardhura shtesë, si shkaqet kryesore për zhvillimin e ekonomisë informale në vend.

Cili është trendi i ekonomisë në Republikën e Maqedonisë? Mendimi i shumicës së të anketuarve është se në të ardhmen do të ketë një rritje të nivelit të ekonomisë informale në Republikën e Maqedonisë. Ndoshta ky mendim rrjedh nga kriza e fundit ekonomike dhe politike që ekziston në vend e shkaktuar nga disa faktorë, duke përfshirë: nivelin e lartë të korrupsionit, mungesën e transparencës dhe sundimit të ligjit si dhe destabiliteti institucional në vend.

Konstatohet që politikëbërësit mund të konsiderojnë ndryshimin në politikën e tyre për qeverisjen e vendit duke rritur besimit e qytetarëve në institucionet qeveritare dhe sistemin gjyqësor në vend me qëllim që të ngrisin nivelin e moralit tatimor të tatimpaguesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button