Sela: Jemi për zgjedhje, por me standarde të plotësuara (VIDEO)

LR-PDSH sonte  mori qëndrim në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

“LR-PDSH ripërsërit qëndrimin e mbajtur edhe në rastin e parë të shpalljes së zgjedhjeve më 24 Prill, që ne jemi për zgjedhje me standarde të plotësuara. Kryesia Qendrore e LR-PDSH konstaton që standardet nuk janë plotësuar, do të presim se si do të marrin kahje zhvillimet politike, deri më datë 15 kur edhe KQZ do të mund të paraqesë raportin final, dhe do të vazhdojmë që opinionin ta njoftojmë për qëndrimet tona politike. Shfrytëzojmë rastin ti bëjmë apel bashkësisë ndërkombëtare, UE-së dhe SHBA-ve, që të shtojnë presionin tek aktorët politik të cilët janë të interesuar që të manipulojnë edhe njëherë vullnetin për ndryshim dhe demokratizim të kësaj shoqërie e cila natyrisht që meriton shumë më tepër se sa kjo situatë e tanishme. Zgjedhjet në qoftë se do të mbahen do duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike të cilët do të garantojnë si minimumi i standardeve që duhen për tu plotësuar që zgjedhjet të quhen korrekte dhe të pranuara nga të gjithë. Edhe njëherë e ripërsërisim që shqiptarët, subjektet politike shqiptare, Lëvizja për Reforma – PDSH, është shumë e interesuar për legjitimitet të pakontestuar nga asnjë palë sepse këtë legjitimitet mendojmë që duhet ta shfrytëzojmë për ndihmën e atyre prej ku marrim votën, për të mirën e shqiptarëve”, tha kryetari i LR-PDHS-së Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button