Ja se ç’shkruan Aurela për performancën e saj të parë (VIDEO)

Aurela Gaçe, një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës shqiptare ka postuar disa foto në rrjetin e saj instagram duke kujtuar performancat e para.

Një ndër këto performanca është edhe ajo e vitit 1993 në RTSH si dhe kënga ‘S’jam Tribu’ e performuar në vitin 1999, një nga hitet e asaj periudhe. Nga fotot dhe videot vëmë re që këngëtarja ka qenë gjithmonë energjike në skenë dhe ka ditur të sjellë stile të tjera, shumë ndryshe nga koha.

Me minifund? . Me gjithe "bertitjen " time. Me levizjet… Me floket qe I Kisha prere vete me fije ? edhe kaperlon ?… pa shkollen e muzikes ???…keshtu "zbarkuam " ne Tirane. .. 1993. Asgje s'me ndalte. Kisha dashurine e familjes qe kuptonin se vertete e doja skenen e me ndihmuan me gjithe varferine e xhepave por me pasurine e shpirtit. Tani Ata Jane krenare me mua, por une jam me shume per ta. Kur them familja, JO vetem Mami e babi por gjithe kusherinjte e mij, me vite e vite te tera qe kane hapur shtepine e tyre te strehonin nje femije qe donte te kendonte neper festivale femijesh, e me vone femije u rrit e endrren e kishte edhe me te madhe. ..dhe perseri kusherinjte e mij hapen dyert per mua. . ( pasi une shtepine e Kisha ne fshat) dhe Ata kurre nuk u lodhen me mua. Duke me pritur te mbaroj Provat, kenget, incizimet, naten deri ne oret e Para te mengjesit. Askush nuk e dinte nese une mund te beja dicka me endrren time. …por me dhane kaq shume kaq shume. Prandaj une nuk harroj kurre rrugen ne te cilen eca e erdha deri ketu. Mirenjohese pafundesisht Pegaso #Gazmend Mullai &Denada Bare #Alfred Kacinari Faleminderit per videon @jonakaculi ?

A video posted by Aurela Gace aG (@aurelagaceofficial) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button