Vetëvendosje kërkon lirimin e atyre që hodhën gazin lotsjellës

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e tetë aktivistëve të saj, të cilët dyshohen se kanë hedhur gazin lotsjellës gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Një president që inaugurohet nën rrethim policor të kryeqytetit; që e vë policinë rrugëve për ta mbrojtur nga populli i vet; që largon çdo flamur kombëtar që mund të ketë qenë i pranishëm në shesh; që arreston aktivistët opozitarë të pakënaqur me të; që arreston qytetarë vetëm pse deshën të kalojnë të lirë rrugëve të kryeqytetit, kurrë nuk do të jetë president e popullit të Kosovës”, ka thënë VV-ja, transmeton Koha.net.

Ajo më ka kërkuar urgjentisht lirimin e aktivistëve:

– Valon Sherifi,

– Adelina Berisha,

– Kastriot Gërbeshi,

– Imer Fejza,

– Pleurat Thaqi,

– Gëzon Kastrati,

– Korab Korqa dhe

– Qëndrim Sahiti,

dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që u arrestuan sot nga policia e Isa Mustafës.

Policia e Kosovës sot ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor 12 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button