Çfarë relevance mund të kenë anketat në këso kushtesh politike?

Ne shtetet e zhvilluara demokratike ndër format praktike ku secila parti politike i përdor për ti identifikuar nevojat e qytetarëve me anë të së cilës ndërtohen strategji të qeverisjes, fushata zgjedhore, krijohen politika publike po madje nëse doni edhe përpilohen fjalime ditore për përfaqësuesit e partive , janë anketat e opinionit publik. Thënë shkurt anketa është mekanizëm me anë të së cilës zhvendoset barriera e komunikimit midis elitës politike dhe qytetarëve, respektivisht artikulohen perceptimet e qytetarëve për politiken, fenomenet politike si dhe vizioni për të ardhmen.

Sa për sqarim, hulumtimi kuantitativ apo anketat reprezentativë paraqesin metodë hulumtimi shkencor që nëpërmjet ekzemplarit të bazuar ne te dhëna demografike strikte (numër të popullatës hartuar proporcionalisht me sistemin zgjedhor) intervistohen qytetarët. Kjo në fakt duhet të paraqes projeksion të mendimit të popullatës në shtet. Në Maqedoni, anketat e realizuara nga agjencitë prezantohen metodologjikisht si anketa me interval besueshmërie prej 95 % dhe përqindje të gabimit margjinal +-3%.

Te ne nëpër media, analistë, opinionistë , përfaqësues te elitës akademike por këtu qofte edhe përfaqësues te partive opozitare dhe ato te pushtetit, kohëve te fundit ne mënyre konzistente merren me komentimin e anketave, kryesisht të agjencive te njëjta, ne lidhje me rejtingjet te cilët këto agjenci i shpallin nëpër mediume. Kështu, te njëjtat i paraqesin sikur te dhëna relevante ndërsa agjencitë ne fjalë si te besueshme te cilët neper disa cikle zgjedhore po I qëllojnë rejtingjet e partive përkatëse.

Nga ana tjetër, që nga përgjimet e këndej patëm rastin të dëgjojmë një sërë mallverzimesh dhe anomalish qe po ndodhin me falsifikimin e listave zgjedhore. Respektivisht ekzistimin e kontingjentit të përbërë nga qindra mija votuesish fiktiv gjë që verifikohet edhe nga ana e Këshillit shtetërore Zgjedhor me vetë faktin e instalimit të mekanizmash për autokorigjim?! (për efikasitetin e kësaj, medoemos duhet debatuar). Përshtypja qe le ky fenomen, është se ky kontingjent nuk ekziston nga dje, por ky është një projekt që daton aq sa daton edhe historia e pavarësisë së këtij shteti, ndërsa ekspansionin më të madh e ka arritur gjatë qeverisjes së kësaj nomenklature politike.

Më tutje, në Maqedoni regjistrimi i popullatës zyrtarisht për herë të fundit është bërë ne vitin 2002. Që nga atëherë, ishim dëshmitarë të disa tentimeve të pasuksesshme që të realizohet dhe ri-përsëritet regjistrimi për shkak se numrat demografik ekzistues janë te mangët , të vjetërsuar, jo real dhe në kundërshtim me parametrat metodologjik te cilët parashihen konform standardeve Evropiane për regjistrim te popullsisë, por e njëjta u ndal, natyrisht si pasojë e kalkulimeve politike. Aq më tragjike bëhet e gjithë kjo kur shkalla e natalitetit dhe mortalitetit nuk evidentohet nga ana e institucioneve kompetente, në mënyrë që edhe emrat e personave të vdekur paraqiten nëpër listat zgjedhore si votues aktiv.

Ndërsa Maqedonia, njihet ne regjion dhe në përmasa botërore si shtet i rrallë ku zyrtarisht nga totali I popullsisë prej 2 milion banorëve, 1,8 milion janë votues aktiv. Në këso konditash ku numri I listave zgjedhore është I rrejshëm (dizajnuar proporcionalisht sipas nevojës), ekzistojnë numra sikur qindra mijëra votues fiktiv, votojnë të vdekurit, nuk ka regjistrim te popullatës, ekzistojnë anomali në sistemin zgjedhor, dalin agjenci për hulumtimin të opinionit publik dhe në disa cikle zgjedhore i qëllojnë saktë rejtingjet e partive. Sinkronizim par ekselans. Botërisht dimë se ku përfunduan kritikuesit më të mëdhenj te Gruevskit. U mbyllen televizionet dhe pronarët e tyre ende janë nëpër burgje, gazetarët u suspenduan nga vendet e punës…

Nga kjo pikëpamje e kuptoj lajthitjen të cilën këto agjenci po e bëjnë, meqenëse ju bëj thirrje të jenë demokrate dhe të drejtë… profesionalisht dhe shpirtërisht shumë më të qetë do të ndiheshin. Por ajo qe është edhe më shqetësuese dhe paraqet dështim të thellë të kapitalit intelektual dhe analitik, është momenti kur rejtingjet e këtyre agjenci shtjellohen nga analist kritik, parti opozitare dhe ekspert te pavarur nga akademia dhe si diskurs gjatë debatit merren parasysh rezultatet e këtyre anketave, rezultate te cilat dalin nga një metodologji fantome ashtu edhe siç çdo gjë tjetër . Te nderuar, me gjithë respektin qe kam për ju, Ju kisha ftuar që para se të filloni ti argumentoni por edhe tu jepni epitete si anketa respektabile nga agjenci me reputacion, e dobishme për ju është që ti keni parasysh këto parametra, fundi ato agjenci se kanë shpikur ujin e nxehtë; të dhënat demografike janë të dhënat e njëjta që I dimë të gjithë, njëjtë sikur dimë dhe manipulimet. Çdo tentim për analizë të këtyre rezultateve të “ndrequra” është ushqim I sistemit të kontrollit total ndaj opinionit publik dhe ne vijë me diktatorshipin e Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button