Mogerini: Marrëveshja e Përzhinos dhe zgjedhjet kredibile janë me rëndësi kyçe

Partitë politike në Maqedoni të punojnë së bashku për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme që është në interes ntë shtetit dhe qytetarëve, bëri thirrje përfaqësuesja e lartë e BE­-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini.

“Pas ngjarjeve të fundit në IRJ të Maqedonisë, posaçërisht lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor, bisedova me liderin e LSDM­s-ë, Zoran Zaev. Gjatë bisedës që pasoi pas disa kontakteve me komisarin Johanes Han dhe Delegacionin e BE­-së në Shkup, u dakorduam se është e domosdoshme që të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurimin e zgjedhjeve kredibile në interes të shtetit dhe të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e shkruar të Mogerinit që e publikoi mbrëmë kabineti i saj.

Ajo njëherit thekson se implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat prioritare mbeten me rëndësi thelbësore për vendin.

“Në atë kontekst zbatimi i marrëveshjeve politike, përfshirë edhe prioritetet urgjente reformuese, është me rëndësi kyçe. Së bashku me SHBA-­në i mbështetëm të gjitha partitë dhe palët e prekura në këto përpjekje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë edhe në javët e ardhshme kyçe. U bëjmë thirrje të gjitha partive që të mbeten tërësisht të përkushtuara në procesin e dakorduar”, thotë Federika Mogerini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button