Ja 11 blerjet më të dështuara në Serinë A (Video)

Jo të gjitha blerjet në merkato janë të goditura. Ky është formacioni i lojtarëve, të cilët kanë zbarkuar në Serinë A me premisat më të mira të mundshme, për t’u lënë më pas në harresë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për disa prej tyre, eksperienca italiane, ka qenë thjesht një parantezë e pafat, për të tjerë, fatkeqësisht, dështimi ka vazhduar edhe në vitet pasardhës.

Më poshtë mund të zbuloni formacionin e dështimeve të merkatos të viteve të fundit në futbollin italian.

Magnus Hedman (Ancona), Anthony Vanden Borre (Fiorentina dhe Genoa), Samir Beloufa (Milan dhe Monza), Abel Xavier (Bari dhe Roma), Athirson (Juventus), Ibrahim Ba (Milan dhe Perugia), Gaizka Mendieta (Lazio), Vampeta (Inter), Hiroshi Nanami (Venezia), Saadi Gheddafi (Perugia, Udinese dhe Sampdoria), Darko Pančev (Inter).

Rreshtimi i këtyre dështimeve

Në stol: Fabián Carini (Juventus dhe Inter), Dario Smoje (Milan, Monza dhe Ternata), Roberto Trotta (Roma), Vratislav Gresko (Inter), Amaral (Parma dhe Fiorentina), Umit Davala (Milan), Ciriaco Sforza (Inter), Beto (Napoli), Tuta (Venezia), John Aloisi (Cremonese), Gustavo Bartelt (Roma), Kenneth Zeigbo (Venezia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button