Molliqaj: E ftuan Nikoliqin e jo Opozitën

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo parti nuk ka pasur asnjë ftesë për pjesëmarrje në ceremoninë inauguruese për presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Hashim Thaçi është president i cili është zgjedhur duke blerë deputetë dhe duke dhënë licenca.

“Ai e ka ftuar Nikoliqin e jo opozitën”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka thënë se VV-ja nuk do të jetë pjesë e ceremonisë.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një cirku në të cilin do të legjitimohet diçka që nuk është legjitime”, ka shtuar më tej Molliqaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button