Asnjë ministër në Parlamentin e Shqipërisë kur flet Berisha

Asnjë ministër nuk ka qenë në sallën e Kuvendit në momentin kur ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e akuzonte Qeverinë për lidhje me krimin.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë me rastin e ceremonisë së presidentit Hashim Thaçi, ndërsa ministrat e tjerë kanë lënë bosh sallën e Parlamentit. Disa prej tyre janë parë në ceremoninë e varrimit të dy ushtarëve, të cilët humbën jetën dje, gjatë rrëzimit të avionit.

“Ramës nuk i duhet Kokëdhima për të kaluar pleqërinë, por për të ndarë pronat në bregdet që po ua vjedhin dhe kushërinjve“, citon oranews të ketë thënë Berisha.

Në një moment me vone në karrigen e tij është ulur ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe më pas nga fundi i fjales se Berishës erdhën dhe dy ministra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button