Hovit: Kualiteti i zgjedhjeve është i lidhur me datën e mbajtjes së tyre

Data e mbajtjes së zgjedhjeve dhe kualiteti demokratik i procesit zgjedhor nuk mund të shihen të ndara, thotë sa për “Meta”, eurodeputeti Riçard Hovit, njëri ndër ndërmjetësuesit të Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Portalb.mk.

Deklarata e Hovitit vjen pas vendimit të shpërbërjes së Kuvendit dhe deklaratës së liderit të LSDM-së, Zorab Zaev, se partia e tyre nuk do të merr pjesë në zgjedhje, për shkak se ende nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje të besueshme.

Hovit ka përsëritur se gjatë vizitës në Maqedoni, partive në Maqedoni ua ka theksuar nevojën që para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të pastrohet Lista Zgjedhore dhe të vazhdojnë reformat në media.

Megjithatë, ai nuk deshi që ta komentojë vendimin e LSDM-së, për mospjesëmarrjen e LSDM-së në zgjedhje, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë moment nuk do të jap komente tjera personale, të ndara nga kolegët e mi nga Parlamenti Evropian, përveç se do të them që qëndroj i përkushtuar, bashkë me ata dhe partnerët në Maqedoni, ta rishikojmë situatën, në interes të vlerave tona të përbashkëta demokratike dhe ardhmërinë e përbashkët evropiane”, tha Hovit. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button