Lajm pa bazë dhe strukturë

[Recension: Shok me nipin e Ali Ahmetit, ministër I FRESKË e I RI]

Jo çdo gjë është për lajm, aq më tepër kur nuk kemi fakte dhe dëshmi relevante. Çështja e zgjedhjes së ministrave të ri të BDI-së, për gazetarin duhet të jetë bazë për të hulumtuar më tepër dhe për të arritur deri tek e vërteta se përse ka ndodhur ky ndryshim në këtë parti dhe jo të “mbush ujë me shoshë”, duke bërë lajm bazuar në gojëdhëna. Nëse opinioni është habitur bashkë me strukturat e partisë, gazetari duhet të jetë ai i cili shuan hamendjet tek publiku. Mirëpo, këtë nuk është e thënë dhe nuk është profesionale ta bëj duke i bërë lajm mendimet personale, por duke dëshmuar pakënaqësitë e palëve të prekura në lajm.

Emrat e ministrave të rinj të BDI-së nuk kanë habitur vetëm opinionin, por edhe vetë strukturat e partisë. Të gjithë janë pyetur se nga dolën këto emra që më parë kanë qenë pak të njohur, e madje të panjohur fare në aktivitete partiake. Mirëpo pasi kanë kaluar 24 orë nga propozimi i tyre, shumë aktivistë të lartë të BDI-së kanë vërejtur një detaj interesant-shumica e ministrave të rinj janë shokë të afërt të Bujar Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti (bashkë në foto).

Shok me nipin e Ali Ahmetit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Shok me nipin e Ali Ahmetit, ministër I FRESKË e I RI! “
Data dhe koha e publikimit: 05.04.2016
Data e recensionit: 06.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

I apostrofuari në tekst, gjithnjë gëzon të drejtën për t’u prononcuar. Nëse gazetari nuk e bën këtë, pala prekëse ka të drejtë reagimi dhe demanti, madje për një lajm si ky, profesionalisht dhe ligjërisht parashikohen masa juridike. Gazetari nuk është ai i cili sjell dhe jep përfundime apo konstatime, por këtë e bën lexuesi. Përmes fakteve dhe dëshmive të cilat i përcjellen lexuesit në lajm, publiku mund të gjykojë për një rast si ky, por assesi autori. Kjo e bën atë joprofesional, tendencioz dhe të njëanshëm.

 Kjo ka shtuar edhe më tepër revoltën në BDI te një pjesë e strukturave partiake që kanë filluar të pyeten nëse më me rëndësi është të japësh kontribut për BDI-në, apo të jesh shok i Bujar Ahmetit, – transmeton Lajm.

Një element tjetër që bie në sy e që është jashtë çdo standarti të gazetarisë profesionale është fakti që personat në fotografi nuk dihet nëse janë pyetur se mund t’i (keq)përdoret fotografia e tyre! Kjo përbën shkelje të burimit dhe të së drejtës autoriale, me ç’rast autori duhet të tërhiqet nga qëndrimet dhe të kërkojë falje nga personat e prekur në lajm, pse jo edhe falje publike në emrin e tij dhe të redaksisë së cilës i takon.

Shtësë e kësaj është edhe fakti i cili përsëritet pothuaj se në çdo lajm qoftë të kësaj redaksie ose redaksive tjera të thirrura në portale, ku tekstet e tyre fillojnë dhe mbarojnë me anonimitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button