Pentagoni shqyrton hapjen e një baze të re në Irak

Pentagoni po shqyrton hapjen e një bazë të re që do të sigurojë mbështetje artilerike për ushtarët irakianë të cilët janë duke u përgatitur për të çliruar Mosulin nga organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Andrew Lewis, zëvendësi i kreut të operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të mërkurën deklaroi se Pentagoni po shqyrton hapjen e bazave të reja në Irak për të siguruar mbështetje për forcat irakiane në luftën kundër DAESH-it.

Ai tha se Pentagoni po shqyrton hapjen e bazave të reja në mbështetje të ushtrisë irakiane, e cila po bën përpjekje të mëdha për ta rimarrë Mosulin.

“Ndërsa forcat irakiane të sigurisë janë duke përparuar drejt Mosulit, ka mundësi që të hapim një bazë të re apo të vjetër që ka ekzistuar më parë, për të siguruar mbështetje artilerike nga prapavija”, ka thënë Lewis.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button