Treguesit sipas 5 grafikëve, çfarë nuk dini për “Panama Papers” (Foto)

Panama Papers përfaqëson rrjedhjen më të madhe të informacionit që bota ka parë ndonjëherë. 2.6 terabytes (2.6 trilionë bytes) e të dhënave, që përmbajnë 11.5 milionë dosje, ‘hijezojnë’ të gjitha rrjedhjet e të dhënave të mëparshme deri më sot.

Të dhënat, të cilat ekspozojnë përdorimin e parajsave fiskale, kryesisht përbëhen nga e-mail, foto, dosje pdf, spreadsheets, dhe ‘citime të një baze të dhënash të brendshme të “Mossack Fonseca” që datojnë që nga 1970, sipas Süddeutsche Zeitung, gazetës gjermane që ka siguruar dokumentet, transmeton Telegrafi.

Këtu janë pesë grafikët që ndihmojnë të shpjegojnë rrjedhjen disi më të detajuar.

1. Dosjet që kanë rrjedhur nga nga Mossack Fonseca përmbajnë rreth 40 vjet të dhëna për më shumë se 21,000 kompani.
111
2. Një në çdo dy kompani, që shfaqen në dosjet që kanë rrjedhur nga Mossack Fonseca ishin inkorporuar në British Virgin Islands (Ishujt e Virgjër Britanik).
222
Destinacioni i dytë më i popullarizuar për regjistrimin e kompanisë në dokumenta ishte Panamaja, ku Mossack Fonseca ka edhe selinë.

3. Hong Kong kryesonte listën, ku operojnë ‘ndërmjetësit’ (banka, firma të ligjit, kontabilistë, dhe të tjerë).
333
Sipas Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, përcjell Monitor.al, “Mossack Fonseca” ka punuar me ‘më shumë se 14,000 banka, firma ligjore, themelues të kompanisë, si dhe ndërmjetës të tjerë për të ngritur kompanitë, fondacionet dhe kompanitë e besimit për konsumatorët raporton Monitor.

4. Rrjedhja e këtij informacioni është më e madhja deri më sot – duke lënë në hije Wikileaks, dokumentet e HSBC, dokumentet tatimorë të Luksemburgut, dhe të gjitha rrjedhjet e kombinuara në det të hapur.
444
5. Dhe çfarë gjendet në këto dosje? Mbi 4.8 milionë e-maile, 3 milion ‘formate të bazës së të dhënave’, 2 milionë PDF dhe 1.1 milion imazhe.
555

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button