Uniteti: S’ka zgjedhje pa u realizuar pikat kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos

Pas shpërbërjes së Kuvendit ka reaguar partia e Unitetit.

“Pa u realizuar pikat kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos: listë e pastruar zgjedhore, reforma në mediume dhe ndarje të partisë nga shteti, partia UNITETI deklaron qartë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje të tilla me çka do të legjitimonte zgjedhje të vjedhura nga ana e partive në pushtet. Këtë qëndrim partia e ka paraqitur edhe në Kongresin e Parë të saj”, thuhet në reagimin e tyre.

UNITETI do të insistojë që me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë si dhe të çdo subjekti vendorë që ka për qëllim kthimin e demokracisë në vend, të krijohen kushte të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilat vota e qytetarit është e pacënueshme dhe e plotëfuqishme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button