Toleranca mes komuniteteve fetare dhe sekulare

 Tiparet e gjithë popujve në botë, si etnogjen, identitet, që përbëjë boshtin, është gjuha, kombi dhe feja. Qëkur këmba e njeriut, shkeli në këtë planet, lindën dhe religjionet. Sipas doktrinës së Frojdit, religjioni është neurozë, por Frojdi në veprat e tij religjionet i konsideron si factor të rëndësishëm social dhe kulturor. Ai shkruan në gjithë epokat, mbi gërmadhat e religjioneve, kanë lindur kulturat. Motoja dhe premisë e ҫdo religjioni është  ‘ndal, ndal, mos vra, mos shkel kurorë, atë që ia dëshiron vetes doja gjithë njerëzimit. Pra nocioni si premisë ‘ndal’ është kulturë, kultivim dhe civilizim. Një ditë para festës së Pashkëve, në firmën ku punoja, si ҫdo herë, në tryezë ishin shtruar vezë të ziera, ëmbëlsira dhe pije. Në fund të gjithë kolegët e punës na uronin, festën e Pashkëve, dhe pushim të këndshëm. Pastaj mora gazetën ditore, pasi në pauzë nuk kisha patur kohë ta lexoja. Artikulli në faqen e parë fillonte me frazën e famshme të Dostojevskit “Po mos të kishte Zot, ҫdo gjë për mua do të ishte e lejuar. Pasi nuk ka Zot,  unë mund ta rrëmbej më të bukurën”. Më tej vazhdonte artikulli, ‘lajme të mira’. Sipas një sociologu, nga një sondazh të publikuar, tregon që 88.3% në Zvicër janë besimtarë, i takojnë një religjioni, monotheist, politeist, panteist dhe agnostic. Në pranverë të vitit 1974, një arsimtari i kishte rënë në dorë gazeta “Zëri i popullit”. Në kohën e monizmit në Jugosllavi, të futnin në burg, dhe për gjithë natën të shpallnin i burgosur politik, ndoshta dhe disident. Titulli i ngjante frazës së Dostojevskit, por ishte dialektikë materialiste. “Pasi e dëbuam Zotin, tani u ҫliruam nga barra e rëndë mijëravjeҫare, do jemi populli më i lumtur në botë”.

KRISHTERIMI, KULTURË CIVILIZIM DHE TRADITË

Në gjithë epokat ka pasur dhe luftëra fetare, që për fat të keq e kanë përgjakur historinë. Bota perëndimore, u bë shoqëri sekulare, por më tej krishterizmi mbetej kulturë,civilizim dhe traditë. Në fund krishterizmi mban vulën e qytetërimit perëndimor. Shoqëria post sekulare në botën post moderne perëndimore, ka arritur të njohë vlerat, tolerancën dhe respektin ndaj komuniteteve fetare dhe sekulare. Përkthimi i imazhit të Zotit, është konceptuar, në dinjitet, virtyt, dhe respect, nuk guxon dhe nuk lejon të prishet ekuilibri, si dhe epërsia ndaj njërës palë. Në perëndim, religjioni është ҫështje individuale dhe private. Secili qytetar beson dhe praktikon sipas dëshirës së vet. Shteti zviceran garanton të gjitha të drejtat e komuniteteve fetare në mënyrë të barabartë. Ҫdo qytetar, është i detyruar të respektojë parimet dhe ligjet, e ndarjes së shtetit nga kisha. Të gjitha komunitetet fetare, ushtrojnë bindjen sipas traditave të trashëguara spirituale dhe kulturore. Në Zvicër, sekularizmi është gjithnjë në rritje. Sipas një sondazhi dhe studimi, popullata më shumë, merret me materialen dhe shumë pak me spiritualen. Mbi 80%, atje u intereson ekonomia, dhe vendi i punës. Mbi 60% të popullatës, katolikë dhe protestantë, nuk e praktikojnë fenë, nuk shkojnë në kishë ose rrallë, në ndonjë festë. Ata distancohen nga ateizmi, më së shumti besojnë në fuqi superiore dhe shumë pak i besojnë, trinitës dhe dogmës së Krishtit. Besimtarët që praktikojnë fenë dhe besimin janë 22% katolikë dhe 15% protestantë. Numri i ateistëve është afër 18%, por numri i saktë nuk dihet, pasi një pjesë e qytetarëve, duke i ikur tatimeve, që paguajnë për kishën janë deklaruar ateistë. Pas katolikëve dhe protestantëve, vijnë komuniteti musliman heterogjen që përbën mbi 5% diku afër 4500000. Nga ky numër, mbi 60% janë musliman autokton europian të ardhur nga Ballkani. Shumica i takojnë komunitetit musliman shqiptar. Komunitetet e tjera fetare përbëjnë një numër simbolik, 0.2% janë ҫifutë dhe pjesa tjetër komunitete pakicë. Populli zviceran është popull i disiplinuar dhe pragmatic. Unë si individ dhe familja ime nuk  jemi ndjerë të fyer, dhe të diskriminuar në baza fetare, me kolegët e punës si dhe  në komunën ku banojmë. Duke biseduar temën e religjionit, që rrallë ose shumë pak merren me tema religjioni ose politike, kolegu im i punës Petri me origjinë ҫeke, rrëfente; në fund të javës me shoqen time ishim në kishë. Pasi mbaroi mesha, Pastorit polak, i bëra një pyetje, Vatikani kur do të heq celibatin  dhe kur do ta rehabilitojë Xhordano Brunon, nga inkuizitorët. Pastori i ri, mbronte tezën e inkuizitorëve. Në fund i thashë time shoqe, që unë nuk vij në kishë, kurse ti vazhdo. Hansi rrëfente, unë si fëmijë, me prindërit shkoja në kishë, nuk jam ateist, por nuk e besoj Krishtin si Zot, është trillim dhe mitologji hyjnore, nuk dua të kem ndërmjetësues mes meje dhe Zotit. Unë besoj në arkitektin e universit. Kurse Marseli është ateist. Por nga shumë kolegë vërehet me cinizëm dhe skepticizëm. Një koleg duke qeshur me plot humor tha: nuk i besoj Marselit, se me të vërtetë është ateist, jam skeptic, arsyeja është se ai i ka ikur tatimeve të kishës. Bruno, koleg i punës, dhe  miku im është lexues i veprave të Kadaresë dhe admirues, rrëfen se nuk jam ateist, besoj në universalen, jam skeptic, nuk besoj as Krisht, por as evolucionit, janë dogma. Ekzistojnë fuqi mbinatyrore që njerëzimi nuk do ti zbulojë deri sa të ekzistojë në këtë planet.

Autori: Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button