Eksperti i ODIHR-së Alessandro Rotta në takim me përfaqësues të LR-PDSH-së

Nënkryetari i LR-PDSH-së Agon Ferati dhe kryetarja e Asamblesë së femrave Arta Toçi pritën në takim zyrtar në selinë në Tetovë, përfaqësuesin e misionit vëzhgues të ODIHR-it Alessandro Rotta.

“Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme politike, Programin politik dhe aktivitetet operative të LR-PDSH-së, rëndësinë e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Përzhinës për zhvillimin e procesit kredibil zgjedhor, përfaqësimin e shqiptarëve në Komisionet zgjedhore dhe tema të tjera. Përfaqësuesit e LR-PDSH-së kanë kërkuar nga ODIHR, si mision vëzhgues ndërkombëtar, të ndjek me vëmendje të veçantë procesin e pastrimit të listave zgjedhore dhe të sigurojë vëzhgim intensiv të procesit zgjedhor, me qëllim minimizimin e parregullsive eventuale zgjedhore. Nga ana tjetër, Alexandër Rotta ka përshëndetur interesimin e LR-PDSH-së për zgjedhje fer dhe demokratike, duke u shprehur pozitivisht edhe për kërkesat e parashtruara. Bashkëbiseduesit janë dakorduar që komunikimi mes LR-PDSH-së dhe misionit vëzhgues të ODIHR-it, do të vijojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button