Nëse gjuha juaj duket kështu, menjëherë vizitojeni doktorin

Çdo organ në trupin tuaj është i rëndësishëm dhe ka një funksion specifik.

Gjuha na mundëson që ne të flasim dhe shijojmë, gjë që e dimë, mirëpo ajo, gjithashtu mund të na tregojnë shumë për shëndetin tonë.

Në bazë të formës së saj, ngjyrës dhe erës, mund të dini se a jeni të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Gjuha si hartë
Kjo është një sëmundje e rrallë e cila quhet lingua geographica, por është e padëmshme. E vetmja gjë që mund të shfaq problem këtu është ndjeshmëria më e lartë ndaj aromatizuesve të caktuar, si pasta e dhëmbëve etj.

Vija të bardha në gjuhë
Kjo është simptomë e njërës nga sëmundjet më të përhapura të gojës që quhet oral lichen planus. Ky lloj i sëmundjes mund të ju bëjë që të kruheni shumë etj.

Gjëja e vetme që mund t’ju ndihmoj është të shmangni alkoolin dhe duhanin.

Shtresa e verdhë
Nëse gjuha juaj është e mbuluar me një shtresë të trashë të verdhë, kjo do të thotë se ju keni infeksion kërpudhor. Kjo zakonisht ndodh kur e keni sistemin e dobët të imunitetit dhe më së shumti shfaqet tek adoleshentët dhe fëmijët e vegjël.

Shtresa e bardhë
Shtresa e bardhë zakonisht është shenjë e higjienës së keqe apo konsumimit të tepër të alkoolit. Thjeshtë pastrojeni gjuhën tuaj rregullisht dhe pini shumë ujë, kjo edhe do jua zgjidh problemin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button