Qeveria sot shpall masat kundër ndotjes

Qeveria e Maqedonisë për sot ka paralajmëruar masa të ndërhyrjes për ballafaqim me ndotjen e ajrit në Shkup.

Masat janë përpiluar nga Ministria e Ambientit Jetësor e cila do të ndjekë situatën dhe do të informojë mbi këtë problematikë, duke apeluar për respektimin e të gjitha masave të propozuara. Ligji për mbrojtje nga ndotja e ajrit parashikon ndërhyrje të shtetit pas dhjetëfishimit të nivelit të ndotjes së ajrit.

Ministria e Ambientit Jetësor dje informoi se ndotja po ndodhë si rezultat i shtrirjes së Shkupit në luginë, urbanizimi i keq nga e kaluara, sidomos ndërtimi i lagjes Kapishtec që bllokon rrymimin e erës nga Vodno dhe PortaVlae, por edhe urbanizmi joadekuat në lagjen Debar Maalo. Ministria ka hedhur poshtë se kompanitë dhe prodhuesit teknologjik po ndotin ajrin, pasi që shumica prej tyre kanë lejet e integruara ekologjike. Por, ndotësit kryesor janë evidentuar makinat e shtuara dhe gazi i tyre në komunikacion dhe amvisërit në këtë stinë të dimrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button