VV nuk do të jetë në seancën e betimit të Hashim Thaçit President

Seanca ku Hashim Thaçi do të betohet si president i Kosovës, që do të mbahet këtë të enjte, nuk do ta sjellë Vetëvendosjen në Kuvend.

Ata janë deklaruar se nuk do të jenë të pranishëm në këtë seancë, e as në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të premten. Sipas Vetëvendosjes, vetëm çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, do të mund t’i kthejë ata në Kuvend, dhe atë, vetëm për të kundërshtuar e protestuar.

Adonis Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë për KosovaPress se inaugurimi i presidentit në shesh është absurd, dhe se nuk e njohin Thaçin si president i vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë as ditën kur do të betohet ai në Kuvend, e aq më pak në inaugurimin e ri në shesh. Për ne, zoti Thaçi asnjëherë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës, ne e kemi parë mënyrën se si është zgjedhur ai, me sa policë është zgjedhë brenda dhe jashtë Kuvendit, dhe me snajperistë mbi Kuvend, duke bërë presion mbi deputetë, gjithashtu edhe mbi protestues. Inaugurimi i tij në shesh, flet për një absurd tjetër për vetpërceptimin e tij, për madhështinë e tij, e cila realisht nuk ekziston. Për këtë arsye ne nuk do të jemi pjesë e një inaugurimi të tillë, e pjesë e seancës ku do të betohet”, thotë Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button