‘Panama Papers’, Jep dorëheqje Kryeministri i Islandës

Kryeministri i Islandës jep dorëheqjen pas skandalit të Panama Papers.

Duke shënuar rrëzimin e parë të një kryeministri pas këtij skandali të publikuar nga mediat.

Ai i kishte kërkuar Presidentit të vendit zgjedhje të parakohshme pas protestave që erdhën si rrjedhojë e publikimit të disa dokumenteve nga skandali “Panama Papers”, ku rezulton se ai kishte lidhje me banka jashtë vendit.

Sigmundur David Gunnlaugsson ka kërkuar shpërbërjen e koalicionit qeverisës nëse humb besimin e partnerëve të tij.

Ai ka mohuar që të ketë kryer ndonjë shkelje dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen.

Në një deklaratë të publikuar të martën, Gunnlaugsson thotë se mund të shpërndajë parlamentin dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme sa më shpejt nëse aleatët nuk e mbështesin.

Por pas kërkesës së tij, presidenti ka refuzuar të shpërndajë parlamentin dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Olafur Ragnar Grimsson tha se kërkon që një gjë të tilla ta konsultojë fillimisht me liderët e partive të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button