E majta: Të zbardhen emrat e qytetarëve të Maqedonisë që janë pjesë e “Panama dokumenteve“

Me zbulimin e aferës së quajtur “Panama dokumentet“ rrodhën të dhëna për shfrytëzimin e llogarive “of-shore” për derdhje të shumave të mëdha nga ana e të fortëve botëror. Vitin e kaluar, në aferën e quajtur “Swiss Leaks“, nga ana e organizatës së njëjtë e cila i publikoi të dhënat mbrëmë, u publikua që nëntë persona që kanë lidhje me Maqedoninë kanë poseduar llogari të ngjashme në një bankë zvicerane, në të cilat ka pasur 164 milionë dollarë amerikan, thonë nga partia e porsaformuar E majta.

“Edhe pse Prokuroria publike gjoja se ka hapur procedurë lidhur me këto ndodhi, opinioni ende nuk ka njohuri se si në mënyrë të paligjshme janë hapur këto llogari, çfarë prejardhje kanë ato mjete milionëshe. Aspak nuk jemi të befasuar që Prokuroria publike nuk ka ndërmend ta pastrojë rastin “llogaritë zvicerane“, njëjtë siç nuk ka ndërmend ta pastrojë edhe rastin e përgjimeve në Maqedoni. Nuk kemi iluzione që do të duan të hetojnë nëse ka ndonjë qytetar(ë) të përfshirë në aferën më të re me llogaritë “of-shore” në Panama. Prandaj, dëshirojmë që në mënyrë publike ti përkrahim dhe ti inkurajojmë gazetarët, të përfshihen në mënyrë aktive në zbardhjen e parave të fshehura“, thuhet në njoftim.

E majta i bëri thirrje Prokurorisë speciale publike të hap procedurë për këto raste të dyshimta të ndërlidhura me larje parash nga ana e politikanëve të korruptuar të Maqedonisë, transmeton Telegrafi.

“Publiku duhet ta dijë nëse ka qytetarë nga Maqedonia që posedojnë llogari të paligjshme në “of-shore“ destinacionet, në çfarë mënyrë e kanë bërë këtë, dhe në çfarë mënyrë kanë arritur deri te ato mjete financiare që duhet ti fshehin. Vetëm me zbardhjen e kriminaleve të këtilla mund të ndërtojmë një shoqëri të drejtë“, porosisin nga E majta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button