Fshehja e informacionit – manipulim i vetëdijshëm me opinionin

[Recension: Prokuroria speciale paralajmëron hetime të reja, VMRO-DPMNE ndryshon ligjin për procedurë penale]

Interesi publik duhet të jetë gjithmonë në shënjestrën e mediave. Kuvendi, gjithashtu, është objekt i interesit publik. Puna e përfaqësuesve të popullit në Kuvend, ligjet që propozohen, votohen, … efekti i tyre janë të një rëndësie të veçantë për opinionin e gjerë, për të gjithë qytetarët. Prandaj, raportimet nga Kuvendi duhet të jenë objektivë, të plotë dhe të saktë.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Prokuroria speciale paralajmëron hetime të reja, VMRO-DPMNE ndryshon ligjin për procedurë penale

Data dhe koha e publikimit: 28.03.2016

Data e recensionit: 05.04.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë informon për projekt-ligjin që duhet të ndryshojë Kodin Penal, i propozuar nga deputetja e VMRO-DPMNE-së, Svetllana Jakimovska dhe Musa Ibraimi, deputet i BDI-së. Mirëpo, në tekst nuk tregohet, apo fshehet informacioni se deputeti i BDI-së është nënshkrues i këtij propozimi dhe, ndryshe nga ajo që qëndron në dokument, thotë se ligjin e propozon Svetllana Jakimovska.

“Pas paralajmërimeve të Prokurorisë speciale për hetime të përforcuara dhe rasteve të reja që ka hapur, VMRO-DPMNE dëshiron që me procedurë të shpejtë të ndryshojë Ligin për procedurë penale me të cilin të akuzuarve u jepet afat më të madh për mbrojtje si dhe mundësi për marrëveshje me prokurorët. Propozimi për ndryshim të këtij ligji është pranuar në kuvend, ndërsa e propozon deputetja e VMRO-DPMNE-së Svetllana Jakimovsksa.”

Lajmi si i tillë nuk është gjithëpërfshirës, fsheh një palë dhe e bën informacionin manipulativ.

“Heshtja dhe mospublikimi i të dhënave që mund të ndikojnë në qëndrimin e opinionit është e njëjtë sikur shtrembërimi i qëllimshëm ose manipulimi i vetëdijshëm me opinionin”, thuhet në Kodin etik të gazetarisë.

Ndryshe, dokumenti me nënshkrimin e propozuesve që është botuar në kuadër të përmbajtjes, e demanton titullin e tekstit “VMRO-DPMNE ndryshon ligjin për procedurë penale”. Por, edhe vetë kjo tendencë e shfaqur në titull e ka bërë tekstin të anojë, gjë që nuk lejohet sipas rregullave profesionale dhe etike të gazetarisë. Për këtë, gazetari e mban përgjegjësinë para opinionit. Andaj, gazetarët duhet çdoherë ta dinë se publikut i nevojiten informacione objektive dhe gjithëpërfshirëse, dhe se mu gazetarët janë ata që duhet t’ua mundësojnë këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button