Skandali i Panamasë trondit politikën, kërkohen dorëheqje

Skandali i “Panama Papers” po jep reagimet e para në të gjithë botën. Islandezët kanë dalë të protestojnë për dorëheqjen e kryeministrit të tyre, Sigmundur Gunnlaugsson, i cili së bashku me bashkëshorten, rezultojnë të përfshirë në çështjet e fshehjes së të ardhurave, njofton TCH.

Edhe pse i kapur mat në konflikt të hapur interesi, kryeministri Islandes deklaroi se nuk do të largohet nga posti, pasi qeverisja e tij po jep rezultate pozitive.

Po ashtu, përfshirja e miqve të afërt të Presidentit Putin, ka zgjuar akuza të reja ndaj shefit të Kremlinit. Zëdhënësi i Vladimir Putin tha se raportet kanë për qëllim prishjen e stabilitetit politik të vendit para zgjedhjeve parlamentare.

Homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu mohoi përfshirjen dhe tha se nuk ka bërë asgjë gabim. Shumë nga emrat e publikuar në skandalin e pastrimit të parave, rrëshqitjes së sanksioneve apo shmangies së taksave, e kane mohuar akuzën.

Madje Kina ka censuruar të gjitha postimet e mediave sociale që përmbajnë informacionin e skandalit të Panamasë. Kjo pasi familjarët e presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe dy anëtarë të tjerë të Komitetit të Përhershëm të elitës së vendit u akuzuan për këtë aferë.

Kryeministri britanik tha se lidhja e të atit të ndjerë me një kompani “offshore”, ishte një çështje private dhe e pavarur e tij.

Ndërsa Presidenti francez, Shtëpia e Bardhë dhe qeveria gjermane thanë se transparenca e madhe lejon çrrënjosjen e korrupsionit financiar, referuar punës në të zezë të firmës ligjore panameze “Mossack Fonseca” e cila ka ndihmuar klientët e saj të pastrojnë para’ dhe të përdorin parajsat fiskale për të fshehur pasurinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button