Poposki në Bruksel u takua me Danielson

Para vizitës së nesërme në Maqedoni të drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerimin e KE-së, Kristian Daniellson, sot në Bruksel me të u takua ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.

“Kemi biseduar rreth situatës aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe procesin e përgatitjes së procesit zgjedhor. Në këtë pjesë pritjet e Komisionit Evropian janë se mund të shpresojmë në zbatimin e zgjedhjeve të suksesshme më 5 qershor me çka do të hapen dyert për dalje nga ai cikël i krizës politike dhe në mënyrë të caktuar të hapet dera drejt fillimit të negociatave të RM-së për anëtarësim në BE”, deklaroi Poposki pas takimit.

Për Maqedoninë, siç tha Poposki, më e rëndësishme do të jetë në këtë proces adresimi i obligimeve të cilat lidhen me organizatën dhe prioritetet e mundshme reformuese të cilat janë theksuar në Raportin paraprak.

“Nga ana tjetër pritjet dhe presioni do të jetë në anën e vendeve – anëtare të cilat mund të lënë edhe një periudhë më të gjatë kohore të mungesës së negociatave të Maqedonisë për hyrje në BE siç ndodhi kjo në shtatë vitet e kaluara”, thotë Poposki.

Sipas tij, pritjet më së shumti janë të orientuara në pjesën e ndërtimit të vlerësimit për klimë korrekte lidhur me azhurnimin e Listës zgjedhore ku aktivitetet zhvillohen dhe fjalën kryesore e kanë Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në pjesën e dytë atmosfera mediale për të cilën edhe në KE e kanë vërejtur se ka lëvizje në drejtim të vërtetë.

“Presim se në periudhën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit penal do të mund t’i respektojmë ato rregulla të cilat paraprakisht janë dakorduar nga të gjitha subjektet më të rëndësishme politike në vend”, tha Poposki.

Në pjesën e marrëveshjes politike e cila u arrit midis partive më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, theksoi ministri, pjesë e rëndësishme janë zgjedhjet. Lidhur me zgjedhjet, sipas Poposkit, një numër i madh i punëve janë plotësuar dhe mbetet faza përfundimtare e pastrimit të Listës zgjedhore gjegjësisht ato përgjegjësi të cilat janë nën KSHZ-në dhe MPB-në.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button