Gerard Pique tallet përsëri me Real Madridin

Gerard Pique e ka injoruar keq Real Madridin në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i Barcelonës ka thënë që skuadrën e tij e pret një punë e vështirë ndaj skuadrës së dytë më të mirë në Spanjë, Atletico Madridit.

“Atletico po bën një sezon të shkëlqyer. Do të jetë e vështirë sepse do të luajmë ndaj skuadrës së dytë më të mirë në Spanjë”, deklaroi Pique, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të jetë një sfidë interesante por besoj që do të kualifikohemi tutje. Finalja? E dua Real Madridin, pse jo”, shtoi Pique.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button