Kicarovski: Kontestuese ekipet për bartjen e të dhënave nga verifikimi i terrenit në Listën zgjedhore

Zëvendësministri shtesë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kicarovski pohon se ekipet që janë dërguar nga MSHIA deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor për bartje të të dhënave nga verifikimi i terrenit në Listën zgjedhore në evidencë speciale elektronike nuk janë formuar sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas Kicarovskit, VMRO-­DPMNE dhe BDI vetë kanë formuar ekipe, ndërsa edhe deri te ai është adresuar letër, me të cilën KSHZ­-ja të premten ka kërkuar kuadro nga MSHIA për futjen e të dhënave në tetë sektore rajonale në Shkup dhe në vend. Kërkoi tërheqje të ekipeve të formuara në VMRO­-DPMNE dhe në BDI dhe theksoi se insiston në kontroll të dyfishtë gjatë futjes së të dhënave për shkak të së cilës do të kërkojë takim urgjent me ministren Arsovska Tomovska dhe sekretarit shtetëror Jahi Jahija.

Sipas Kicarovskit, është kontestuese edhe ajo që KSHZ-­ja shpreh nevojë për 36 persona për tetë komuna, ndërsa siç tha, janë dërguar mbi 100 persona në pothuajse të gjitha komisionet zgjedhore komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button