Autoritet fiskale në botë, filluan hetimin për “Dokumentet Panama”

Autoritet fiskale në Australi dhe Zeland të re, filluan hetimin e klientëve lokal të kompanisë juridike me seli në Panama që është në qendër të vëmendjes për aferën financiare me të cilën në publik dolën të dhëna për fshehje eventuale të tatimit, njofton Portalb.

Të dhënat thonë që më shumë se 11.5 milionë dokumente nga dosja e kompanisë avokate Foneska, me seli në parajsën tatimore Panama që zbulojnë detaje për qindra mijëra klientë nga mbarë bota.

Panama Papers është një investigim gjigant, i paprecedent, që zbulon lidhjet e disa prej figurave më të rëndësishme të botës me kompanitë offshore.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigastivë, ICIJ, bashkë me gazetën gjermane “Suddeutsche Zeitung”  dhe mbi 100 partnerë të tjerë, kaloi një vit duke shqyrtuar 11.5 milionë dokumente për të ekspozuar skandalin.

Analiza e ICIJ zbuloi informacione nga më tepër se 214 mijë kompani offshore të lidhura me njerëz nga mbi 200 vende.

The Guardian ka shkruar se dokumentet tregojnë se një rrjet i fshehtë ofshor-marrëveshje dhe huamarrje prej 2 miliardë dollarë po udhëhiqet nga shokë të afërt të presidentit rus, Vlladimir Putin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button