Korrupsioni, kancer i shtetit dhe gjithë shoqërisë!

Luftimi i korrupsionit vazhdon edhe sot të mbetet njëra nga sfidat kryesore në të gjitha segmentet e shoqërisë. Korrupsioni po e nxin jetën e qytetarëve të Kosovës si dhe padrejtësitë e tjera të mëdha, ku gjithçka bëhet me miqësi, klane, grupe me dredhi të fshehta, dinakëri e marrëveshje verbale. Prej pasluftës Kosova është duke vuajtur nga korrupsioni i nivelit të lartë, i instaluar nga kjo klasë politike, e sidomos nga partitë që udhëheqin shtetin prej shpalljes së pavarësisë. Edhe Qeveria e tanishme e Kosovës ka dështuar në luftimin e korrupsionit, por në vend të luftimit të saj korrupsioni është rritur akoma më shumë. Ndërhyrjet politike në institucionet e gjyqë- sorit, mungesa e adresimit dhe e një plani nga Qeveria e Kosovës për luftën kundër këtij fenomeni, ka bërë që lufta kundër korrupsionit të jetë një betejë e humbur.

Korrupsioni po e pengon Kosovën drejt integrimeve evropiane!

Mënyra e hartimit të strategjive të deritashme për ta luftuar korrupsionin, ka qenë qëllimisht e gabuar dhe ka ndikuar negativisht në këtë luftë. Korrupsioni është duke i prekur qytetarët drejtpërdrejt. Ata të cilët po e pësojnë nga korrupsioni janë qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbesin të izoluar dhe të mos përfitojnë nga investimet e huaja, për të cilët është shndërruar në një kancer të pashërueshëm, që po i hanë çdo ditë. Po ashtu edhe dështimi i liberalizimit të vizave, investimet e huaja, dhe gjitha këto po shkaktohen nga korrupsioni që ka kapluar çdo institucion shtetëror, nga e cila po përfitojnë në maksimum oligarkët politikë dhe të biznesit. Ka ardhur koha që zbatuesit e ligjit të vënë në radhë të parë interesat e shtetit, dhe të zbatojnë luftën e korrupsionit pa kompromis. Kur them luftimin e korrupsionit, mendoj në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Investitorët e huaj nuk investojnë në Kosovë!

Korrupsionit i cili po e pengon Kosovën drejt integrimeve evropiane. Korrupsionit që po pengon investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, prandaj çdo devijim nga kjo rrugë, do të pengojë Kosovën në zhvillim ekonomik dhe integrime evropiane. Në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, organet e drejtësisë nuk duhet dhe nuk guxojnë në asnjë mënyrë të lejojnë zbatim të drejtë- sisë selektive. Por, organet e drejtë- sisë deri më tash janë treguar të paguximshëm që të ndjekin njerëzit e fuqishëm, pushtetarët e korruptuar që po pengojnë ardhmërinë Kosovës, prandaj nuk pres që korrupsioni me këtë drejtësi të kapur nga këta pushtetarë të cilët e kanë instaluar që nga 99′ të luftohet, se për çrrënjosjen e saj as që bëhet fjalë. Prandaj, korrupsioni në Kosovë do të zhduket, kur zhduken nga skena politike edhe këta pushtetarë të korruptuar, kriminelë e mafiozë, të cilët janë shndërruar në kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button