Çfarë shkakton lyerja e flokëve?

Lyerja e flokëve është një proces që femrat thuajse e kanë realizuar gjithmonë. Problemi qëndron te produktet që ne përdorim për të realizuar këtë proces i cili ndikon në shendetin jo vetëm të lëkurës sonë, por dhe një organi të rëndësishëm që ka një kontak të afërt siç është truri.

Para se të vendosni se me cilat produkte do të trajtoni dhe ngjyrosni flokët tuaj, këtu janë disa informata të rëndësishme që mund t’ju ndihmojnë.

Në njëzet vjetët e fundit kryhen studime të ndryshme kërkimore se si ndikojnë ngjyrat e flokëve në trupin e njeriut.

Gjatë kësaj periudhe është provuar se disa nga këto kimikate janë kancerogjene, shkruan albeu. Është dëshmuar se gratë që përdorin rregullisht ngjyra të flokëve, në vitet e shtatëdhjeta kanë rrezik 70 % më të madh nga kanceri, veçanërisht kancerit të fshikëzës, gjakut, palcës së eshtrave dhe gjëndrave limfatike.

Gjithashtu shtohet rreziku i kancerit të gjirit dhe dyshohet se mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat, të shkaktojë çrregullime të ndryshme hormonale dhe kancerin tek fëmijët, kur përdoret në periudha të shkurtra para ose gjatë shtatzënisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button